"Nuk ta fal, nervat m'i ke ...."/ Me Gjestin e ka Egli?

"Nuk ta fal, nervat m'i ke ...."/ Me Gjestin e ka Egli?

Pas një pauze të gjatë, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, është rikthyer me projektin e saj të ri muzikor të titulluar “Jetë”.

Kënga, e shoqëruar me një videoklip elegant të xhiruar në Kosovë, shënon një tjetër bashkëpunim të suksesshëm mes Eglit dhe artistes së njohur Filloreta Raçi – Fifi, e cila ka shkruar tekstin.

Projekti muzikor është prodhuar nga Apollo dhe sjell një pamje vizuale të realizuar nga produksioni “Imagine”, duke e paraqitur Eglin në një formë të shkëlqyer artistike dhe estetike.

Pavarësisht angazhimeve që e kanë mbajtur larg për një periudhë, Egli pritet të jetë më aktive në skenën muzikore. Ajo po vijon gjithashtu lidhjen me partnerin e saj Gjestin, ndonëse distanca ka qenë një sfidë për çiftin kohët e fundit.

 

EMISIONET