Mizat po "pushtojnë" shtëpinë? Zgjidhja natyrale me limon dhe karafil mund t'i mbajë larg gjatë gjithë verës

Mizat po "pushtojnë" shtëpinë? Zgjidhja natyrale me

Me rritjen e temperaturave gjatë verës, mizat bëhen një shqetësim i zakonshëm në shumë shtëpi. Përveç bezdisjes, ato mund të përhapin baktere duke u ulur mbi ushqime dhe sipërfaqe të ndryshme. Krahas pastrimit të rregullt të ambienteve, një metodë natyrale mund të ndihmojë në mbajtjen e tyre larg.

Zgjidhja kërkon vetëm dy përbërës që gjenden lehtësisht në çdo kuzhinë: një limon dhe disa karafila aromatikë.

Mjafton që limoni të pritet në dy pjesë dhe në tulin e tij të vendosen karafilat aromatikë. Më pas, gjysmat e limonit mund të vendosen pranë dritareve, mbi banakun e kuzhinës, në tavolinë ose pranë tasave me fruta, aty ku mizat shfaqen më shpesh.

Kjo metodë mbështetet te aroma që çlirojnë të dy përbërësit. Limoni përmban limonen, një substancë që ndikon në aftësinë e mizave për të gjetur ushqimin, ndërsa karafili aromatik përmban eugenol, një përbërës me aromë të fortë që insektet e shmangin.

Edhe pse nuk zëvendëson higjienën dhe pastrimin e ambienteve, kombinimi i limonit me karafilin mund të ndihmojë në uljen e pranisë së mizave, veçanërisht gjatë verës dhe vakteve në ambiente të brendshme ose në oborr.

Për të ruajtur efektin, limoni duhet të zëvendësohet çdo disa ditë. Kur thahet ose fillon të prishet, ai humbet aromën dhe mund të tërheqë insektet në vend që t'i largojë.

EMISIONET