"Merrni eksperienca, investoni te vetja", mesazhi i moderatores për të rinjtë: Mos i thoni jo punës!

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur e radios Julka Gramo ishte e ftuar në "Why Not" këtë të shtunë.
Ajo ndau një mesazh për të rinjtë duke i ftuar të investojnë sa më shumë në formimin e tyre dhe marrjne e eksperiencave, kryesisht gjatë periudhës së tyre të studimit.
"Në momentin që jeni në shkollë, në momentin që edhe mbaroni shkollën merrni eksperienca, bëni punë sa më tepër qoftë edhe me pagesa minimale sepse janë të gjitha shkolla që do t'ju duhen për të ardhmen. Qoftë dhe një bërje fotokopjesh. Jeni në ambjente me njerëz që nuk i njihni, ju do të jeni të detyruar të komunikoni me ta, të mësoni një proces pune.
Nuk e dini kurrë sesi do të vijë jeta juaj dhe në një moment të caktuar çdo gjë që keni bërë në jetë do t'ju hyjë në punë. Investoni te vetja duke bërë sa më tepër eksperienca. Po nuk u lodhët tani kur do të lodheni, kur të shkoni 50-60 vjeç? Mos i thoni jo punës dhe investoni sa më shumë në dije, në punë, në eksperienca."


