"Me doli para dhe më bllokoi derën", Ester Bylyku rrëfen historinë si e ndoqi vajza lezbike në mes të natës

Në puntatën e fundit të emisionit 'Glamour Zone', moderatorja Ester Bylyku, ka zbuluar një histori të frikshme që i ka ndodhur disa vite mëparë.

Gjatë rubrikës 'Tequila Shots', Ester, kujtoi një moment ku një vajzë lezbike e trembi duke i bllokuar derën e tualetit.

Ester Bylyku: 'Isha në një lokal, së bashku me dy shokët e mi. Ishte një vajzë shumë simpatike dhe e gjatë që nuk mi largonte sytë. Më thanë që ishte lezbike, ndaj afrohem tek njëri nga shokët e mi, që ajo të mendonte se e kisha të dashur. Kur shkoj në tualet, ajo më ndoqi por nuk e pash.

Sapo e hapa derën, ajo më bllokoi daljen. Më trembi shumë sepse nuk ishte askush veç nesh, dhe ajo ishte shumë më e gjatë se unë. Nuk e dhashë veten dhe i fola egër, i kërkova të largohej. Herën e parë bëri rezistencë, ndërsa herën e dytë u largua. U tremba më tepër nga gjesti. Nuk është normale t`i bllokosh dikujt derën e tualetit në mes të natës."

EMISIONET