Aurela zbulon këngën me të cilën do krenohet pasi të mbyllë karrierën: Si artistë kemi detyra më të mëdha se një klikim sot

I përket shkollës së vjetër të muzikës. E megjithatë ajo është e pakohë. Nëse bëhet fjalë për Aurela Gaçen të rinj e të vjetër shkrihen në një.
I ka rezistuar tregut por edhe klikimeve. Repertori i këngëve të saj është plot.
E ftuar në "Why Not" ajo zbuloi se e ka një të preferuar për shpirtin me të cilën siç edhe tregon do të krenohet pasi të ketë mbyllur karrierën e saj muzikore.
"Me këngë të tilla fidbeku merret në kohë. Nuk është këngë nga ato që kërcehet, futet kollaj në vesh. Është nga ato këngë që unë do të mburrem pasi të kem lënë karrierën. Nuk mendoj asnjëherë sot për sot. Edhe kur këndon folkun shqiptar nuk mendoj të të kap ty që e pëlqen folkun, unë mendoj që sot t'ia fus në vesh fëmijës tënd kur ti të bëhesh me fëmijë. Ne si artistë kemi ca detyra pak më të mëdha sesa thjesht të kapësh një klikim sot, unë kështu e shikoj dhe kështu kam punuar."

