Marrëdhënia e Katy Perry-t dhe Justin Trudeau bëhet serioze, ish-kryeministri kanadez takohet me vajzën e artistes

Marrëdhënia e Katie Perry me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, duket se po kalon në një fazë më serioze, sipas raportimeve që flasin për një lidhje që nuk kufizohet vetëm në një aventurë të shkurtër.
Sipas burimeve, ajo që në fillim dukej si një njohje e lehtë po evoluon gradualisht në një marrëdhënie më thelbësore dhe të qëndrueshme.
Një tregues i këtij zhvillimi konsiderohet fakti që këngëtarja thuhet se e ka marrë vajzën e saj, Daisy, në një klub privat në Montecito të Kalifornisë për ta prezantuar me Trudeau.
Daisy është fëmija e Katie Perry-t nga marrëdhënia e saj me Orlando Bloom, me të cilin ata kanë kujdes të përbashkët mbi të.

