Leonardo DiCaprio dhe Al Pacino ribashkohen në Hollywood, një miqësi që sfidon kohën

Leonardo DiCaprio dhe Al Pacino ribashkohen në Hollywood, një

Leonardo DiCaprio dhe Al Pacino, dy gjigantë të kinemasë botërore, u panë sërish së bashku në një darkë në restorantin e njohur Madeo në Hollywood, duke tërhequr vëmendjen e mediave.

50-vjeçari DiCaprio, i veshur thjesht në të zeza, dhe legjenda 85-vjeçare Pacino, elegant në kostum gri, kaluan një mbrëmje të ngrohtë miqësie. Të dy u larguan nga restoranti me të njëjtën makinë, duke vazhduar bisedën mes të qeshurash.

Ky ribashkim përforcon lidhjen e veçantë mes tyre, e nisur prej eksperiencës së paharruar në filmin e Quentin Tarantino-s Once Upon a Time… in Hollywood (2019). Që prej asaj kohe, dyshja janë parë shpesh në Los Angeles, duke ndarë darka private apo momente në evente të rëndësishme.

Darkimi i fundit ndodh në një moment të veçantë për të dy: DiCaprio sapo ka prezantuar filmin e tij të ri One Battle After Another, ku u mbështet nga partnerja e tij Vittoria Ceretti, ndërsa Pacino mbetet ikonë e përjetshme e ekranit, vetëm një hap larg statusit të rrallë EGOT falë karrierës së tij brilante.

EMISIONET