VOZINHA GJEN SKUADËR/ Portieri më i mirë i Botërorit firmos me Colo Colo në Kili
Portieri më i mirë i Kampionatit Botëror, Vozinja, do të bëhet lojtar i ri për klubin ikonik kilian, Kolo Kolo. Gardiani i Kepit të Gjelbër do të mbrojë portën e 34 herë kampioënve të Kilit. Palët kanë firmosur marrëveshje 1 vjecare.

40 vite mbi supe nuk e pengojnë Vozinjën që të vazhdojë të luajë futboll. Portieri i kepit të gjelbër do nisë një eksperiencë të re, teks do të transferohet te skuadra e Kolo Kolo në Kili. Portieri më i mirë i Kampionatit Botëror ka arritur akordin me 34 herë kampionët e kilit. Ai do të transferohet si lojtar i lirë pasi kontrata me skuadrën portugeze Chaves, përfundoi.
Colo Colo ka qenë kampion i Kilit plotë 34 herë, ka fituar Kupën 14 herë dhe Superkupën katër herë. Ata gjithashtu kanë një trofe të Kupës Libertadores dhe finalist të Kupës së Botës për Klube më 1991.
Nga të qenit lojtari më i spikatur i Kupës së Botës , deri në pikën që FIFA e përfshiu në ekipin ideal, e deri te bashkimi me një nga gjigantët e Kilit, Vozinja po përjeton një nga momentet më të mira në karrierë.
40-vjeçari ishte pa klub në Kupën e Botës pasi kontrata e tij me Chaves skadoi. Në Botëror, ai luajti në katër ndeshje dhe pësoi katër gola, dhe skuadra e tij nuk humbi asnjë ndeshje në kohën e rregullt, edhe pse luajti kundër finalistëve të Kupës së Botës, Spanjës dhe Argjentinës.
Ndaj Spanjës, ai bëri paraqitje fantastike duke ndalur cdo tentativë të tyre dhe duke i dhënë kombëtares një pikë historike, teksa barazuan pa gola.
Pas asaj ndeshje, ai pati një rritje të madhe në rrjetet sociale, teksa nga 50 mij ndjekës në instagram, ai sot ka 29.5 milion.

