REALI, 100 MLN EURO PËR DIOMANDE/ Leipzig e refuzon ofertën, kërkon 130 milionë euro
Real Madrid kërkon të transferojë sulmuesin e Lejpzig, Diomande. Los Blankos ka ofruar 100 milion euro për 19 vjecarin, por klubi gjerman e ka refuzuar pasi kërkon 130 milionë euro. Për sulmuesin e bregut të fildishtë, interesohen edhe Liverpul e PSG.

Real Madridi ka tronditur tregun e transferimeve me një ofertë surprizë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e Leipzig, Yan Diomande . Oferta përfshin 90 milionë euro paraprakisht dhe 10 milionë euro bonuse. 19 vjecari pëlqehet shumë nga Murinjo dhe e ka vendosur në listën e prioriteve.
Pas transferimit nga Leganes vetëm një vit më parë, lojtari nga Bregu i Fildishtë pati një sezon të shkëlqyer në Bundesligë, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë nëntë asiste në 33 paraqitje. Ai gjithashtu luajti në të katër ndeshjet e Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës, duke e ndihmuar vendin e tij të arrinte në raundin e 1/16.
Sipas mediave gjermane Leipzig e ka refuzuar ofertën nga Reali pasi kërkon 130 milionë euro. Ekipi i Bundesligës shpreson gjithashtu ta bindë të riun nga Bregu i Fildishtë që të nënshkruajë një kontratë të re pavarësisht se ka edhe katër vite të tjera në marrëveshjen e tij aktuale.
Për sulmuesin e krahut nga Bregu i Fildishtë interesohjen edhe Liverpool dhe Paris Saint-Germain. Të kuqtë kanë bërë një ofertë më pak se 100 milionë euro dhe nuk kanë në plan të rrisin ofertën. Edhe psg ka hyrë në bisedime, por tashmë ka një konkurencë të madhe si Real Madrid.
Nëse Diomande i bashkohet Realit, kjo do t’i hapte derën Brahim Diaz që të largohet nga klubi.
Ndërkaq, Real Madrid po shqyrton edhe mundësitë për transferimin e Rodrit nga Manchester Cityt edhe pse shihet si një operaccion mjaft i vështirë. më herët, los blankos transferoi lojtarë si Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries, duke i plotësuar kërkesat e Murinjos. Klubi los blankos ofroi edhe 150 milion euiro për julian alvarez, por që u refuzua nga atletiko, ndërsa tashmë dëshirë e madhe ështe Olise i Bajernit të Mynihut.

