Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari, niset drejt Traumës

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin, në fshatin Gjorm. 

Sipas informacioneve paraprake, Veron Pasha, ka mbërritur për ndihmë mjekësore me plagë në këmbë, në pjesën e kofshës dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.

EMISIONET