Kush e mban buxhetin në një familje? Qytetarja: Unë se burri nuk është i formuar

Kush e mban buxhetin në një familje? Ka qenë kjo pyetja e realizuar nga gazetarja e RTV Ora Anxhela Kurti për emisionin Ditë e Re.

Disa nga përgjigjet që dhanë qytetarët ishin se buxheti menaxhohej nga të dy, ndërsa shpenzimet e familjes shkonin më tepër për blerjen e ushqimeve , pagesën e faturës së dritave dhe ujit.

"Unë e menaxhoj buxhetin, më ndihmon dhe gruaja. Më tepër shpenzojmë për detergjente se ushqimet janë të domosdoshme," tha një qytetar.

"Bashkëshorti e menaxhon, por e ndihmoj dhe unë. Shpenzojmë më tepër për ushqime, detergjente, pagesat ndaj shtetit," tha një qytetare.

"Zonja e shtëpisë e menaxhon, më ndihmon dhe burri. Për drita, ujë, ushqime, gjërat bazike. Patjetër dhe për udhëtime. Këtë të dielë kemi një udhëtim. Menaxhimin e shpenzimeve e bëjmë të dy," tha një qytetare.

"Unë e mbaj buxhetin. Burri me ndihmon pak, sepse aq është i formuar. Të ishte më shumë i informuar do bënte më shumë. Dhe unë do isha më e qetë, më e lirë, më e lumtur. Për udhëtime nuk na dalin, por më tepër për gjërat e nevojshme, ushqime, mirëmbajtje," tha një qytetare.

EMISIONET