Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen mes yjeve të Hollywood-it, ja DETAJET nga ceremonia martesore

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, dhe lojtari i futbollit amerikan, Travis Kelce, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madison Square Garden në New York.
Ceremonia u drejtua nga komediani Adam Sandler, ndërsa çifti zgjodhi veshje të krijuara nga shtëpia prestigjioze Christian Dior. Ndryshe nga tradita, Swift dhe Kelce vendosën të mos kishin shoqëruese nusesh apo shoqërues dhëndri.
Vëllai i këngëtares, Austin Swift, mbajti rolin e “njeriut të nderit”, ndërsa vëllai i Travis-it, Jason Kelce, ishte në krah të dhëndrit gjatë ceremonisë.
Dasma, e cilësuar nga shumë si një prej eventeve më spektakolare të vitit në botën e showbiz-it, mblodhi një sërë emrash të njohur të Hollywood-it dhe industrisë së muzikës. Mes të ftuarve ishin Hugh Grant, Jason Sudeikis, Benson Boone dhe modelja Gigi Hadid.
Për organizimin e ceremonisë u morën masa të jashtëzakonshme sigurie, të cilat çuan edhe në mbylljen e një prej korridoreve më të ngarkuara të Manhattan-it.
Jashtë arenës u grumbulluan qindra fansa të Taylor Swift, të cilët kënduan hitet e artistes dhe pritën për orë të tëra me shpresën për të parë çiftin ose të ftuarit e famshëm.
Festimet kishin nisur që të enjten me një aktivitet privat me rreth 100 të ftuar, ndërsa ceremonia kryesore u zhvillua të premten.
Për eventin u ngrit një tendë gjigante jashtë Madison Square Garden dhe u vendosën masa të forta sigurie, ndërsa automjete me xhama të zinj transportuan të ftuarit drejt hyrjes së arenës. Për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë, disa rrugë në Midtown Manhattan u mbyllën për qarkullimin.


