Kodi 3-6-9 dhe manifestimi, ja çfarë thotë studiuesi i bio-energjisë...

Kodi 3-6-9 dhe manifestimi, ja çfarë thotë studiuesi i

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, studiuesi i bio-energjisë Edmond Vlashaj ka folur mbi konceptin e manifestimit dhe mënyrën se si, sipas tij, funksionon ai në nivel energjetik dhe shpirtëror.

Sipas Vlashajt, manifestimi mund të përkthehet thjesht si “dëshirë”, pra ajo që njeriu ëndërron, mendon dhe ndjen. Ai shpjegoi se ekzistojnë qasje të ndryshme ndaj manifestimit, përfshirë atë përmes mendjes dhe tërheqjes së realitetit të dëshiruar, si dhe përmes nijetit të mirë, veçanërisht në periudha të caktuara si Hëna e plotë.

Ai theksoi se, sipas tij, fuqia më e lartë e manifestimit arrihet përmes “alkimisë së urimeve”, të cilën e përshkruan si një proces transformimi të energjisë dhe ngritjes së frekuencave shpirtërore.

Vlashaj përmendi gjithashtu idenë e një kodi të krijimit të quajtur “3-6-9”, të cilin e lidhi me konceptin e Nikola Teslës dhe me praktika simbolike të përsëritjes dhe urimeve gjatë ritualeve të ndryshme.

Sipas tij, këto praktika, kur shoqërohen me mendim pozitiv dhe qëllim të qartë, mund të ndihmojnë në tërheqjen e bollëkut, harmonisë dhe realizimit të dëshirave personale.

Ai shtoi se edhe shkrimi i dëshirave konsiderohet një formë manifestimi, duke theksuar se sidomos shkrimi me dorën e majtë lidhet, sipas tij, me kreativitetin dhe intuitën.

Deklaratat e tij u fokusuan kryesisht në aspektin shpirtëror të jetës dhe në idenë se mendimi dhe energjia personale mund të ndikojnë në realitetin e individit.

EMISIONET