“Ish-konkurenti i Përputhen më shau familjen, Olsa e preu debatin në montazh, me nxori keq”, Fjori zbulon prapaskenat e sherrit viral

“Ish-konkurenti i Përputhen më shau familjen, Olsa e preu

Fjori Likja ka qenë një nga konkurentet më virale të programit televiziv 'Përputhen'.

Por qëndrimi i saj nuk zgjati shumë, dhe gjatë orëve të fundit në emision, ajo pati një mosmarrëveshje me Bora Zemanin, e cila menjëhere bëri xhiron e rrjetit.

Fjori ka vendosur që intervistën e saj të parë pas një viti ta jap përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone'.

Ish-konkurentja e Përputhen u shpreh se vendosi të qëndronte larg vëmendjes së publikut pasi i publikuan një video intime në internet.

E teksa ka sqaruar se cili ka qenë personi përgjegjës, Fjori rrëfeu dhe disa nga prapaskenat e Përputhen.

Ester Bylyku: Cila ka qenë padrejtësia më e madhe që të ka bërë Olsa Muhameti?

Fjori Likja: Gjatë një debati që unë kam bërë me një djalë (Melikun), ai më ka sharë nga familja. Këtë pjesë Olsa e preu në montazh, dhe transmetoi vetëm momentin që unë i bërtita dhe e ofendova djalin.

EMISIONET