Humbje e madhe në Hollywood/ Ndahet nga jeta regjisori i "Friends" në moshën 85-vjeçare

Humbje e madhe në Hollywood/ Ndahet nga jeta regjisori i

Regjisori i njohur amerikan James Burrows ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij për revistën People, e cila bëri të ditur se ai u largua nga jeta në mënyrë të qetë, i rrethuar nga të afërmit.

Burrows konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të televizionit amerikan dhe një emër kyç në zhvillimin e komedisë moderne. Gjatë më shumë se pesë dekadave karrierë, ai ka punuar në disa nga serialet më të njohura si “Friends”, “Cheers”, “Will & Grace” dhe “Frasier”.

Familja e tij e kujtoi si një njeri krijues dhe të dashur, që la gjurmë të forta në industrinë e televizionit dhe në jetën e atyre që e njihnin nga afër.

Sipas tyre, ai jo vetëm që solli sukses profesional, por edhe trajtoi gjithmonë njerëzit me mirësjellje dhe respekt.

James Burrows ka fituar dhjetëra çmime Emmy dhe është vlerësuar si një nga regjisorët më me ndikim në historinë e televizionit amerikan. Karrierën e nisi në vitet ’70 dhe më pas u bë pjesë e disa prej produksioneve më të suksesshme të kohës.

Ai mbetet një nga emrat që kanë formësuar komedinë televizive për breza të tërë shikuesish.

EMISIONET