Caka: Pushimet nuk duhen matur me numrin e “like”-ve

Psikologia Loreta Caka ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për ndikimin që rrjetet sociale kanë në mënyrën se si njerëzit i përjetojnë pushimet.

Sipas Cakës, për një pjesë të madhe të njerëzve, pushimet po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një mundësi për t'u dukur në rrjetet sociale, sesa për t'u çlodhur dhe për t'u shkëputur nga rutina e përditshme.

Ajo theksoi se nuk ka asgjë të gabuar në ndarjen e momenteve nga pushimet, pasi secili është i lirë ta jetojë jetën sipas zgjedhjes së tij.

Megjithatë, psikologia paralajmëroi se problemi nis kur njerëzit fillojnë të krahasojnë përvojat e tyre me ato të të tjerëve dhe ta matin vlerën e pushimeve përmes reagimeve në rrjetet sociale.

Sipas saj, kur kënaqësia e pushimeve lidhet me numrin e pëlqimeve, komenteve apo shikimeve që marrin postimet, atëherë një periudhë që duhet të shërbejë për relaksim mund të kthehet në burim ankthi dhe stresi.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET