Miekley: Varësia nga “like”-t mund të ndikojë te vetëvlerësimi i të rinjve
Psikologia Bona Miekley ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për ndikimin që rrjetet sociale dhe kërkimi i miratimit online kanë në shëndetin mendor, veçanërisht te të rinjtë.
Sipas Miekley, dëshira për të marrë pëlqime, komente pozitive apo komplimente si “sa e bukur je” apo “sa luks ke” mund të japë një ndjesi të përkohshme kënaqësie, por rrezikon të krijojë varësi nga miratimi i të tjerëve.
Psikologia shpjegoi se ky fenomen është më i dukshëm te të rinjtë, të cilët janë ende në procesin e ndërtimit të identitetit dhe vetëvlerësimit.
Ajo theksoi se kur një person nuk e mbështet identitetin te vlerat dhe cilësitë e tij të brendshme, kërkon konfirmim përmes imazhit që projekton në rrjetet sociale.
Sipas saj, publikimi i fotove me veshje të bukura, destinacione luksoze apo momente të kuruara mund të shërbejë si një formë kërkimi për miratim, por ky është një vlerësim sipërfaqësor që nuk ndërton vetëbesim të qëndrueshëm.
Ndiqni emisionin e plotë:

