Fundshpina sekreti i suksesit? Ronela Hajati: Në Spanjë parametra normale; Niko: Unë dua ta zhvesh…

Jo vetëm zëri, ekspresiviteti por edhe format trupore marrin jo pak vëmendje kur flasim për këngëtaren Ronela Hajati.
E pyetur nëse fundshpina është çelësi i suksesit të saj pse ajo është mjaft e dashur në Shqipëri por edhe jashtë, Ronela në "Why Not" thotë se në vende të nxehta si Spanja janë thjesht forma normale.
Nuk munguan dhe komentet epike të stilistit të saj Niko Komani.
Niko Komani: Normal që po.
Ronela Hajati: Në Spanjë u duken parametra fare normale. As nuk e mendon njeri. Sa më shumë aq më mirë. I kam pak kompleks këto gjërat e mia, blej këmisha të gjata.
Roza Lati: Këmisha të gjata por kur përformon në skenë…
Ronela Hajati: Kur performoj do marr lekët unë.
Niko Komani: Ndërkohë unë thjesht dua ta zhvesh.
Roza Lati: Kë ke dëshirë të zhveshësh?
Niko Komani: Kë kam vesh e kam zhvesh. Në fillimet e mia, njerëzit nuk më njihnin dhe kisha siklet. Pastaj bie sikleti. Me këdo që punoj, unë e kam parë. Është e natyrshme gjëja.


