Video nga Spanja, ja radha e gjatë e dashamirësve të Ronela Hajatit në Europë

Mbi 200 veta në radhë për të bërë foto me Ronela Hajatin në Barcelonë. Video u shfaq në "Why Not".
Pyetjes ngacmuese se pse publiku shqiptar është kaq tangërlliks, Ronela i jep një përgjigje diplomatike.
"Jo nuk janë. Unë jam këtu gjatë gjithë kohës, njerëzit me shohin në kafe, duke punuar, duke ecur, nuk u bën përshtypje, nuk do të vijnë të qajnë. Por përkrahja ndaj shumicës së artistëve këtu është pak më e vogël sesa duhet të jetë dhe e mertitojnë. T'ia dalësh në Shqipëri është edhe më e vështirë sesa jashtë. Kemi krahë të prera pa e nisur gjënë. Nuk ka mundësi".


