Fshiu postimin ofendues ndaj G-Eazy, Bebe Rexha tregon arsyen: Reagova ashtu prej traumave...
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha i qëndron komenteve negative që ka bërë ndaj G-Eazy në rrjetet sociale, pavarësisht se ka fshirë postimin e saj pas disa minutash. Për këtë veprim ylli shqiptar ka vendosur të japë një shpjegim.
“Dikush nga ekipi im më kërkoi të heq postimin tim në Instagram”, shkroi ylli i popit përmes X duke shtuar: Vendosa ta heq atë sepse dukej shumë negative dhe toksike nga ana ime.
Rexha shpjegoi se kaloi një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj kur bashkëpunoi me reperin në këngën e tyre të vitit 2015 “Me, Myself & I”.
"Ndonjëherë trauma mund të na bëjë të reagojmë në atë mënyrë, dhe ajo periudhë e jetës sime ishte traumatizuese" tha ajo.
Rexha pohoi megjithatë se i vjen keq që e hoqi mesazhin e saj nga platforma e mediave sociale.
"Po e shkruaj këtë sepse jam penduar që e kam hequr dhe dua të them se ende i qëndroj asaj që thashë" u tha ajo fansave të saj.