FOTO/ Zbulohet i dashuri i Santianës

Santiana është njëra prej banoreve më të komentuara brenda shtëpisë së spektaklit televiziv "BBVK2".
Ajo është komentuar dhe paragjykuar shpesh për raportin me Bucin, ndonëse e ka shprehur se ka një partner jashtë.
Së fundmi, në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e të dashurit të Santianës.
Bëhet fjalë për një imazh ku shfaqen së bashku, me anë të së cilës ai i ka uruar ditëlindjen.
Santiana nga ana tjetër brenda shtëpisë nuk ka bërë të ditur detaje të tjera në lidhje me personin që ia ka rrëmbyer zemrën.
Ajo ka theksuar disa herë se e do shumë dhe për të do ta linte edhe garën.


