FOTO/ Kiara Tito dhe Megi Pojani bëjnë xing në emision

Prej disa muajsh Kiara Titos i është besuar moderimi i emisionit "Fan Club". Tashmë me konfirmimin e shtatzanisë së saj Kiara ka tërhequr akoma dhe më shumë vëmendjen e publikut.
Një tjetër moderatore, e cila ka spikatur shumë këtë sezon është edhe Megi Pojani, të cilës prej disa muajsh i është besuar moderimi i emisionit “Për’puthen”, ku tashmë ka arritur të rrëmbejnë zemrën dhe vëmendjen e publikut.
"Look-u" i vajzave në çdo episod është në qendër të vëmendjes nga publiku dhe dihet se një "xing" i tillë nuk mund të mos vihej re.
Së fundmi, vajzat kanë menduar një veshje më festive me rastin e Krishtlindjes dhe duket se padashje kanë zgjedhur të njëjtin fustan të kuq me fjongo. Një veshje që u shkon shumë të dyja vajzave.
Kiara ka qenë e ftuar në emisionin "Ftresë në 5" me Bieta Sulën, ku ka treguar shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën e saj, planet e 2024 e shumë të tjera. Ama ajo çfarë nuk u vu re ishte momenti i ëmbël kur bebi i shkelmoi barkun Kiarës live në emision, pjesë e cila më pas është shpërndarë kudo në rrjete sociale.


