FOTO/ Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, martohet në një ceremoni festive!

FOTO/ Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, martohet në

Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke i dhënë fund beqarisë menjëherë pas angazhimeve me përfaqësuesen kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.

Ceremonia martesore është kthyer në një ngjarje të veçantë për futbollin shqiptar, duke mbledhur një sërë figurash të njohura të sportit dhe të Kombëtares.

Në mesin e të ftuarve u panë edhe emra të njohur si Elseid Hysaj, Mirlind Daku, si dhe Armand Duka, i cili ishte i pranishëm së bashku me përfaqësues të tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

FOTO/ Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, martohet në

Atmosfera në dasmë ka qenë tepër festive, me lojtarët dhe të ftuarit që kanë festuar së bashku në një ambient të mbushur me muzikë dhe urime për çiftin.

FOTO/ Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, martohet në

Ky moment shënon një etapë të rëndësishme personale për Hoxhën, i cili vendosi të finalizojë këtë hap pas përfundimit të detyrimeve me Kombëtaren, duke e kthyer festën në një nga eventet më të komentuara të ditëve të fundit në futbollin shqiptar.

EMISIONET