FOTO/ Kim Kardashian "vjedh" vëmendjen në Monte Carlo gjatë fundjavës së Formula 1!

Kim Kardashian ka qenë një nga figurat më të komentuara gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1, ku prania e saj në paddock-un e Montekarlo-s ka marrë vëmendjen e mediave dhe tifozëve.

Ylli amerikan është shfaqur me një stil elegant dhe modern, duke zgjedhur një “body” të zi me detaje dantelle, xhinse me bel të lartë dhe syze të errëta, një paraqitje që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.
Ajo mbërriti në pistë me jaht, duke u bërë menjëherë një nga personazhet më të fotografuara të fundjavës së garës, mes atmosferës luksoze që karakterizon Monakon.
Kim Kardashian u pa duke ndjekur nga afër seancat zyrtare të garës, ndërsa në disa momente u fotografua edhe me pajisje të ekipeve të Formula 1, duke shtuar kuriozitetin e të pranishmëve.
Prania e saj u bë edhe më e komentuar për shkak të shoqërimit me pilotin britanik Lewis Hamilton, me të cilin prej kohësh qarkullojnë spekulime në mediat rozë.

Mes luksit të Monakos dhe emocioneve të garës, Kim Kardashian arriti sërish të tërheqë vëmendjen, duke u kthyer në një nga figurat më të spikatura të fundjavës së Formula 1.

