Fenomeni sex…delivery. Shkova në shtëpinë e saj dhe pagova 100 euro për një orë

Fenomeni sex…delivery. Shkova në shtëpinë e saj dhe pagova

Puna ligjore në shtëpitë publike në Selanik, të Greqisë ka ndalur për muaj të tërë, si në çdo sektor të prekur nga koronavirusi. Duke qenë të mbyllura shtëpitë publike, takimet e paligjshme erotike në shtëpi dhe hotele janë rritur ndjeshëm, pasi fenomeni i "sex…delivery" në Selanik është shumë i kërkuar.

Sidoqoftë, ky fenomen në kohë pandemie mbart rreziqe për përhapjen e virusit. Kjo sepse, në ndërmarrjet ligjore, mund të jenë marrë masat e nevojshme të mbrojtjes ndaj covid-19, por kjo nuk vlen për takimet e paligjshme seksuale, raporton Ora News.
Presidentja e Shoqatës së Personave të Ekstraduar të Greqisë, Elli Kanellopoulou, deklaron për TheSToday.gr se "shtëpitë publike mund të jenë mbyllur por prostitucioni po funksionon. Po bëhet nami nëpër shtëpi dhe hotele, ku nuk respektohen masat anti-covid si në kompanitë dhe në industri. Ne morëm të gjitha masat e mbrojtjes, në vende të tjera gjatë karantinës, por nuk dimë se çfarë po ndodh në shtëpi dhe hotelet, nëse ata përdorin masa paraprake, nëse bëjnë tampone të shpejta apo jo."

Sipas medieve greke, me një vëzhgim të shpejtë në faqet e njohura online të takimeve, mund të shihet lehtësisht lëvizshmëria që vihet re për takimet në shtëpi ose hotele. Është karakteristike që tani takimet për çështje erotike marrin një dimension tjetër, pasi shumë prej reklamave nga gratë që "ftojnë" persona, kërkojnë që takimi të zhvillohet në hapësirën e tyre, raporton Ora News.

Një burrë me iniciale P.M tregon për mediet greke se është takuar me një 39 vjeçare në apartamentin e saj në Selanik, për arsye se studiot e shtëpive publike janë të mbyllura, dhe se nuk kishte zgjedhje tjetër, përpos se ta vizitonte atë në apartamentin e saj “Nuk dua që fqinjët e pallatit ku banoj të shohin një grua të huaj të veshur mirë të hyjë te apartamenti im dhe të largohet pas një ore. Padyshim që ata do të kuptojnë se çfarë po ndodh. Kjo është arsyeja se pse ajo më sugjeroi që të shkoja në shtëpinë e saj, në qendër të Selanikut. Unë pranova të shkoj në shtëpinë e saj dhe pagova 100 euro për një orë ”, thekson ai , duke shtuar se nuk arriti të pyeste nëse 39-vjeçarja kishte bërë tampon të shpejtë para takimit të tyre.

 

histori life rrefim

EMISIONET