E TUNDI SELINA/ ‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e bërë për banoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2026, 21:15

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania ka nisur me një surprizë.
Kristi ka prezantuar këngën e tij të bërë posaçërisht për Selin, e cila mban titullin “Tunde moj Selinë”.
Pjesë të kësaj këngë Kristi e ka kënduar shpesh herë në shtëpi. “Tunde moj Selinë tunde, të dalë nami në katunde”, kanë qenë kjo një pjesë e refrenit të këngës.
Pasi përfundoi performimin e këngës, Kristi i premtoi Selinës se do të jetë pjesë e videoklipit.
Për herë të parë këtë këngë e ka kënduar gjatë darkës për festën e Vitit të Ri.

