DETAJE TË REJA/ “Mos u afroni, se do ju...”, Eren Uka u vetëpl*gos për të akuzuar blutë. Dy të rinjtë ‘kyçin’ gojën, ja çfarë u gjet brenda shtëpisë
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me situatën e tensionuar në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u mbyllën për disa orë në një banesë dhe refuzuan t’i përgjigjeshin urdhrave të policisë për t’u dorëzuar. Vetëm pas negociatave të gjata me një prej familjarëve të tyre, ata pranuan të dilnin.
Sipas informacioneve të siguruara për mediat, gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan tre armë zjarri si dhe sasi municioni luftarak. Dyshohet se Eren Uka është vetëplagosur me qëllim që më pas t’i atribuonte plagën ndërhyrjes së policisë.
Ai ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e kofshës. Ndërkohë, Erzen Uka dhe Julian Cumraku nuk kanë pranuar ende të japin dëshmi përpara hetuesve.
Hetimet paraprake tregojnë se policia kishte nisur prej mëngjesit të djeshëm një aksion për kontrollin e ambienteve të dyshuara për kultivim të kanabisit.
Në momentin që patrulla iu afrua shtëpisë, dy të rinjtë e armatosur thuhet se kanë bërë një paralajmërim kërcënues duke thënë se do të hapnin zjarr nëse policët vazhdonin të afroheshin: Mos u afroni se do iu vras!

