"Mora lekë borxh për të bërë filmin, Bes Kallaku nuk më mbështeti"- Zebervoki nuk kursehet në #EXPULS

Marius Dervishi, i njohur ndryshe si Zebervoki ka qenë i ftuar sonte në #EXPULS RTV Ora përballë gazetarit dhe autorit të programit, Ronaldo Sharka.

I pyetur nga gazetari nëse sot është e lehtë apo jo për të bërë film, ai tha se sot është shumë më e vështirë për të realizuar një projekt filmik se sa dikur.

Marius Dervishi: Unë në filmin e parë mora borxh. Kushtoi 40 mijë euro, edhe çunat më pritën me lekët. Deshti zoti që biletat u shitën dhe dola nga borxhet.

Më tej ai foli dhe për mbylljet e dyerve në programe humori në vend, gjuha e arrogancës e përdorur kundrejt tij.

Sa i përket mbëshetjes së kolegëve që kanë bërë filma së fundi, ai falenderoi Drilon Hoxhën dhe Ermal Mamaqin, por për Bes Kallakun tha se nuk e ka suportuar.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:

EMISIONET