Biletat e finales deri në 1000 euro? Eduard Grishaj: “All inclusive”, do ketë për të ngrënë dhe për të pirë...
Finalja e këtij edicioni të “Big Brother VIP” mezi po pritet nga i gjithë publiku që është apasionuar shumë pas këtij “reality-show”.
Shumë është përfolur se kjo finale do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, megjithatë kjo është hehdur poshtë ditën e sotme nga regjisori i këtij spektakli Eduard Grishaj.
Grishaj foli edhe për biletat të cilat tashmë kanë dalë në treg dhe çmimet nisin nga 500 euro.
I ftuar në finalen e emsionint “Fan Club”, ai tha se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër.
Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashut ushqim dhe pije.
“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende pë rata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë”- tha regjisori.