Aubrey Plaza tërheq vëmendjen në Tribeca me barkun e rrumbullakosur!

Aubrey Plaza tërheq vëmendjen në Tribeca me barkun e

Aubrey Plaza ka tërhequr vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri The Accompanist, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, ndërsa pret fëmijën e saj të parë me aktorin Christopher Abbott.

41-vjeçarja parakaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit Tribeca në New York me një veshje elegante në ngjyrë të çelët, duke përkëdhelur barkun dhe duke buzëqeshur para fotografëve.

Aktorja shkëlqeu me një bluzë pa mëngë dhe pantallona të gjera të kombinuara me taka të hapura, shkruan DailyMail.

Gjatë eventit, Plaza u ndal edhe te planet për ardhjen në jetë të foshnjës, duke bërë shaka se kolegia e saj, Susan Sarandon, do të ishte zgjedhja ideale për ta ndihmuar gjatë një lindjeje në shtëpi.

Ajo tregoi me humor se ka “gjithë zonjat e New York-ut gati për ta pritur foshnjën”, duke përmendur edhe emra të njohur si Patti LuPone dhe Sandra Bernhard.

Aktorja foli gjithashtu për periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë dy viteve të fundit, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Jeff Baena dhe vdekjes së tij tragjike në vitin 2025.

Aubrey Plaza tërheq vëmendjen në Tribeca me barkun e

Plaza e përshkroi shtatzëninë si një bekim të madh dhe tha se po përpiqet të ecë përpara me mirënjohje.

 Lidhja e saj me Christopher Abbott është mbajtur kryesisht larg vëmendjes së publikut, megjithatë çifti është parë së bashku në disa evente muajt e fundit.

Ata njihen prej vitesh edhe profesionalisht, pasi kanë bashkëpunuar në filmin Black Bear dhe në shfaqjen teatrale Danny and the Deep Blue Sea. /Telegrafi/

EMISIONET