Në një intervistë për Ora News, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume tha se nisma për heqjen e koalicioneve parazgjedhore ëhstë anti-kushtetuese.

Kuam u shpreh se nëse do të ishte funksionale Gjykata Kushtetuese do ta hidhte poshtë një nismë të tillë.

Kristaq Kume: Koalicionet parazgjedhore, heqja e tyre për mendimin e tim është një nismë jo kushtetuese. Ne kemi ratifikuar konventën e të drejtave të njeriut dhe konventa të tjera, ku sipas tyre qytetarët kanë të drejtë që të formojnë parti politike dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre politike. Duke qenë se i kemi ratifikuar në këto konventa dhe duke qenë se edhe kushtetuta i parashikon që këto konventa të respektohen.

Nëse do të kishim funksionale Gjykatën Kushtetuese, jam i prirur të mendoj se do të ishte shumë probabël që të hidhej si anti kushtetuese një nisëm e tillë. Ndërsa, ndryshimet e tjera nuk i shoh në kundërshtim me kushtetutën tonë.

Palët kanë rënë dakord që ta realizojnë ndryshimin në legjislacion në kuadër të dy ndryshimeve të mëdha: ndryshimin e kodit zgjedhor për të pasqyruar aty rekomandimet e OSBE-ODHIR, dhe ndryshimi i dytë, rregullimi i legjislacionit për të bërë më funksional demokracinë përfaqësuese dhe demokracinë e drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë ndryshime në sistemin zgjedhor, në partitë politike dhe në ligjin për referendum. Këto janë dakordësuar edhe në këshillin politik.

Kume shtoi duke thënë se ndryshimet kushtetuese që kërkohen pa miratimin e opozitës bien ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kristaq Kume: Kjo që kërkohet të bëhet sot me ndryshimet kushtetuese, pa përfshirë në të opozitën parlamentare, natyrisht që bien ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Palët kanë rënë dakord të katërta dhe produkti duhet të kalojë si i tillë pa vënë asnjë kusht tjetër. Këtu unë shoh një zhvillim jo normal të procesit dhe një shmangie të dakordësive të arritura me shumë mundim nga forcat tona politike. Rruga e zgjedhur për mua nuk është ajo e dakordësuara.