Zbulohet në Britani kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, dokumenti historik i shekullit XVIII del nga arkivat e Kew!

Një kopje jashtëzakonisht e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është gjetur në Arkivat Kombëtare në Kew të Britanisë së Madhe. Dokumenti historik u zbulua në shkurt nga një vullnetar i cili po renditte dokumentet e oficerëve të Marinës Mbretërore nga periudha e Luftës Civile Amerikane.
Sipas mediave të huaja, kjo është një nga 11 kopjet e shtypura në Exeter, Neë Hampshire, në korrik 1776, për të përhapur lajmin e pavarësisë së kolonive amerikane. Menjëherë pas kësaj, kjo kopje e veçantë përfundoi në duart e britanikëve. Vullnetari Michael Scarr përshkroi momentin kur kuptoi se çfarë kishte gjetur, duke thënë se ndjeu ankthin dhe emocionin e zbulimit.
"E thirra shefin tim dhe i thashë: 'Mendoj se duhet të vish ta shikosh këtë", tha ai.
Kreu i Arkivave Kombëtare, Sol Nasser, e cilësoi zbulimin si të jashtëzakonshëm, duke vënë në dukje se ishte një kopje jashtëzakonisht e rrallë e Deklaratës e gjetur jo në Amerikë, por në Britani. Dokumenti ishte sekuestruar nga Marina Mbretërore në prag të Krishtlindjeve të vitit 1776, kur HMS Raisonable kapi anijen amerikane Dalton në brigjet e Portugalisë pas një ndjekjeje shtatëorëshe.
Sipas Dr. Graham Moore të Arkivit Kombëtar, ky është një nga botimet më të rralla të Deklaratës, pasi kopjet e asaj periudhe nuk u bënë për ruajtje, por për shpërndarje të shpejtë në koloni. Kopja u gjet e palosur midis letrave të Kapiten Thomas Fitzherbert.
Ajo u çua për herë të parë në Plymouth në janar 1777 dhe më pas në ëhitehall, Londër.
Për shekuj me radhë mbeti në thelb e fshehur në arkivat shtetërore, pasi oficeri i Marinës Mbretërore që e regjistroi atë në atë kohë e përshkroi atë thjesht si një dokument tjetër, pa pranuar vlerën e tij historike.
Dokumenti tani është ruajtur, me punë për të stabilizuar letrën dhe për të riparuar dëmtimet e vogla, në mënyrë që të mund të studiohet dhe të ekspozohet për publikun.

