VIDEO/ Transparencë në zbatimin e projektit për rindërtimin e Muzeut Historik Kombëtar

VIDEO/ Transparencë në zbatimin e projektit për rindërtimin

Projekti për restaurimin, rindërtimin dhe muzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar synon transformimin në një institucion modern dhe të denjë për ruajtjen dhe paraqitjen e trashëgimisë historike të vendit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot momente nga takimi  hapës (Kick-off Meeting) të Asistencës Teknike për përgatitjen e Njësisë së Zbatimit të Projektit (PIU), në kuadër të Fazës II të projektit për restaurimin, rindërtimin dhe muzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar, me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI).

Gonxhja informoi se gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë që do të udhëheqin zbatimin e këtij projekti strategjik.

Gonxhja bëri të ditur se gjatë takimit u prezantuan ekipet e Asistencës Teknike, u përcaktuan prioritetet e punës, kuadri i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe standardet e prokurimit sipas kërkesave të BEI.

“Ky është një proces i rëndësishëm që do të garantojë një zbatim profesional dhe transparent të projektit, me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një Muze Historik Kombëtar modern, bashkëkohor dhe dinjitoz, në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore”, u shpreh ministri.

EMISIONET