VIDEO/ Filmi “Guximtarët” i regjisorit Erebara, shfaqet i restauruar në Kinema “Drita”

VIDEO/ Filmi “Guximtarët” i regjisorit Erebara, shfaqet i

Filmi “Guximtarët”, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” i vitit 1970 është shfaqur premierë mbrëmjen e djeshme në variantit e restauruar në kuadër të nismës “Adopto një film për restaurim”.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mblodhi në Kinemanë “Drita” artistë dhe adhuruesit e kinematografisë shqiptare me rivënien në ekranin e madh të një prej veprave më të dashura për publikun në një cilësi të re pamore dhe teknike.

Para shfaqjes së filmit “Guximtarët”, kanë mbajtur një fjalë përshëndetëse kreu i AQSHF, Eljan Tanini si dhe skenaristi i këtij filmi, Flamur Topi.

Tanini është shprehur se restaurimi i filmit është një hap i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kinematografike.

VIDEO/ Filmi “Guximtarët” i regjisorit Erebara, shfaqet i

Restaurimi u jep jetë të re veprave që kanë formësuar kujtesën kulturore të vendit, duke ua përcjellë ato brezave të rinj në cilësi të lartë dhe duke garantuar ruajtjen e tyre për brezat që do të vijnë.

Filmi “Guximtarët” i rikthyer me cilësi të re falë procesit të restaurimit digjitalë është vepër e regjisorit Gëzim Erebara. Filmi u xhirua në 1970-ën sipas skenarit të Flamur Topit dhe me muzikë të Robert Radojës. Restaurimi u punua nga Augustus Color.

Aktorët që kanë luajtur në këtë film janë: Artan Santo, Mevlan Shanaj, Edmond Gëzdari, Agim Mujo, Zana Turku, Kujtime Disha, Adrian Devolli, Leonard Dalliu, Bajram Matjani, Niko Hobdari, Tinka Kurti, Demir Hyskja, Sandër Prosi, Skënder Çeka, Lazarin Mazreku, Serxho Pistuli, Myzejen Njala, Xhoxhi Busho.

EMISIONET