“Shtëpia e Midhjeve” renditet e dyta në TEA Awards 2026 në kategorinë e gastronomisë

“Shtëpia e Midhjeve” renditet e dyta në TEA Awards 2026

“Shtëpia e Midhjeve”, një destinacion gastronomik i vendosur pranë Sarandës, është vlerësuar me vendin e dytë në kategorinë “TEA’s Gastronomy Award” në ceremoninë prestigjioze TEA Awards 2026.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Turizmit, ky vlerësim e rendit “Shtëpinë e Midhjeve” ndër destinacionet më të vlerësuara gastronomike nga vizitorët dhe përdoruesit e aplikacionit TEA.

E njohur për kombinimin e produkteve të freskëta të detit Jon, traditës lokale dhe mikpritjes shqiptare, “Shtëpia e Midhjeve” ofron një eksperiencë unike kulinare për vizitorët vendas dhe të huaj.

AKT thekson se ky vlerësim përbën një dëshmi të cilësisë dhe përkushtimit në promovimin e gastronomisë shqiptare, si dhe të potencialit në rritje të turizmit kulinar në vend.

EMISIONET