Nxënësit e “Gustav Mayer”, vizitë tek “Ora News”. Të vegjlit njihen me median informative të besueshme për gjithë shqiptarët
Nxënës të shkollës “Gustav Mayer” në Tiranë, vizituar sot ambjentet e Radio-Televizionit “Ora News”, ku u njohën nga afër me punën profesionale të gazetarëve, lançimin e lajmit dhe ambjentet e këtij televizioni.
Përmes temës: “Teknologjia dhe Informacioni”, nxënësit e klasës e “IV-F” prekën koriozitetin e funksioknimit të një Masmedia, siç është ekrani i gjithë shqiptarëve, “Ora News” dhe Radio Televizioni “Ora”.
Fëmijët vizituan, ambjentet e Radios, Muzeut, të gjitha studiot televizive ku prodhohen emisionit e programacionit “Ora News”, ambjentet e News Room, studion e trasmetimit direkt të lajmit, studiot e montazhit, njëherësh dy qëndrat e resgjisë së transmetimit dhe ambjentet e faqes online të weblajme.
Fëmijët, shfaqën interes për procesin e përcjelljes së lajmit, direkt tek shtëpitë e shqiptarëve, proces të cilin e ndoqën live nga studioja e lajmeve.
Njëherësh, nxënësit u njohën dhe më punën në teren që gazetarët e “Ora News” bëjnë çdo ditë, me qëllim mbulim e çdo ngjarje politike dhe aktualiteti, që ndodh në Shqipëri, Rajon dhe Botë.