Neritan Liçaj i zhgënjyer nga politika: Pushtetarët janë gangsterët e vërtetë në Shqipëri

I njohur për rezistencën e tij disa vjeçare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, godina historike e të cilit do të shembej tre vite më parë nga arroganca e pushtetit, aktori Neritan Liçaj komentoi sërish atë ngjarje në studion e lajmeve në “Ora News”.

Ajo që ndodhi me godinën e Teatrit Kombëtar, u shpreh i indinjuar aktori, është rasti unik në botë për nga psikopatia njerëzore.

“Sepse jemi i vetmi vend në botë në historinë e njerëzimit që ngarkon policinë për të prishur teatrin e tij dhe pse? Sepse kjo i ishte ngulitur thellë në psikopatinë e tij një kryeministri”u shpreh Liçaj.

Neritan Liçaj i zhgënjyer nga politika: Pushtetarët janë

Ndërsa i pyetur se kush janë njerëzit më të mbrojtur në vendin tonë, aktori nuk nguroi të etiketonte politikanët dhe pushtetarët.

Politikanët dhe pushtetarët janë njerëzit më të mbrojtur në këtë vend. Sepse ata janë vetë gangsterët e këtij vendi që nuk pyesin as për ligje dhe as për norma morale dhe qytetare”, u shpreh Liçaj.

teatri neritan liçaj

EMISIONET