Aktori Neritan Liçaj flet për dashurinë e tij ... Teatrin: Është tempulli i artit, është jeta!
Këtë të premte në studion e lajmeve në “Ora News”, i ftuar ishte aktori Neritan Liçaj.
I pyetur për rolin e tij të preferuar, Liçaj tha se një aktor nuk mund të ketë vetëm një rol të preferuar.
“Roli dhe mendimi i një aktori janë bashkë, përqendrimi i jep formë.
Është një proces i gjatë nisja e një roli dhe po aq i vështirë.
Artisti i mirë është një qytetar i nderuar dhe aktor i mirë është roli i një gangsteri.
Teatri mbetet skena e preferuar është një orgazëm sa i përket emocioneve që të dhuron Nuk ka njeri që nuk e do teatri. Ai është tempulli i artit. Teatri është jeta!
Teatrin e duan të gjithë, por në Shqipëri nuk paguhet. Në teatër vijnë shumë të rinj dhe gjithmonë sallat janë plot.
Në teatër nuk ka luftë brezash, por konkurrencë. Brezi që ka qenë në majë ishin shumë bujarë me ne që ishim të rinj në karrierën tonë, ndërsa sot ka shumë më shumë konkurrencë”, u shpreh aktori Neritan Liçaj.