Intervistoi 90 persona për 55 orë, gazetarja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë, gazetarja nga Nigeria shënon

Clara Chizoba Kronborg drejton një emision në YouTube të quajtur “Women’s World Show”.

Intervistat e saj përfshijnë biseda me persona të etnive dhe profesioneve të ndryshme, të cilët flasin rreth mënyrës se si kanë arritur sukses në fushat e tyre përkatëse.

“Kjo përpjekje rekord ishte për bashkimin e individëve të ndryshëm dhe ndarjen e historive të tyre frymëzuese”, tha Kronborg për Guiness.

“Unë jam e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht gratë punëtore, për të ndarë historitë e tyre frymëzuese me njerëz që përballen me sfida të ngjashme”.

Bëhet e ditur se nigerianja intervistat i ka zhvilluar në një jaht në Marbella të Spanjës me një pauzë prej 5 minutash çdo orë.

EMISIONET