Flamingo në Pogradec/ Ekspertët: E rrallë në këtë periudhë të vitit

Në Liqenin e Pogradecit janë shfaqur flamingot. Edhe pse ekspertët thoën se ardhja e këtyre shpendëve në këëtë sezon nuk është normale, ata e arsyetojnë me faktin e temperaturave të ulëta që kanë mbizotëruar gjatë këtij dimri.

Edhe pse në temperatura aspak normale dhe në stinën e pranverës në vijën bregliqenore të Pogradecit janë shfaqur 2 çifte Flamingosh.

Ndryshe nga vitet e kaluara Flamingot  janë parë në periudhën e fillim vjeshtës por kjo sipas specialistit të Agjenise se Zonave të Mbrojtura, Gani Bego mund të jetë edhe nga dimri i butë dhe temperaturat e ngrohta.

“Nuk është normale pasi në 16 vitet e fundit janë parë në Liqenin e Pogradecit, por janë parë në fillimin e vjeshtës, në muajt shtator dhe tetor. Sivjet kanë ardhur pak më shpejt dhe kjo mund të themi se ka ndodhur edhe për shkak të një dimri jo të ashpër dhe jo të ftohtë, me temperatura jo normale”, theksoi Bego.

Flamingo në Pogradec/ Ekspertët: E rrallë në këtë

Liqeni i Pogradecit nuk është habitati i tyre natyral. Zakonisht Flamingot shkojnë në Lagunën e Karavastasë, Divjakës apo Nartës.

“Mbase në ditët në vijim mund të kemi një rritje të numrit të tyre, por e theksoj se Liqeni i Pogradecit nuk është habitati natyral i flamingove, pasi në Shqipëri, habitati i tyre është Laguna e Divjakës, e Karavastasë, apo edhe Laguna e Nartës”, theksoi Bego.

Liqeni i Pogradecit ka tashmë një pamje mbresëlënëse. Prania e këtyre individëve në liqen është aspak e zakonshme ku tashmë keta të fundit u janë bashkuar edhe shpendëve të tjera të cilat qëndrojnë në vijën bregliqenore.

flamingo pogradec

EMISIONET