Policia Rrugore e Durrësit pezullon 17 leje drejtimi dhe arreston 3 shoferë

Policia Rrugore e Durrësit pezullon 17 leje drejtimi dhe arreston 3

Policia Rrugore Durrës vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:  

Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt";

Janë pezulluar në total, 17 leje drejtimi, nga të cilat 16 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 1 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

EMISIONET