Fauna shqiptare në muzeun e Bukureshtit/ Ciko: Çdo foto e imja është e lidhur me Shqipërinë
Profesori dhe fotografi, Ilir Ciko i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për ekspozitën e 13 fotografëve shqiptarë e të huaj në Bukuresht që kanë fotografuar faunën shqiptare.
Ciko: Merita më e madhe padyshim i takon me gjithëse unë nuk njoh as ambasadoren por i takon së pari ambasadës tonë në Bukuresht.
Sepse ideja më është përcjellë nga miku Ilir Rebovija i cili është gjithashtu edhe një nga autorët dhe miqtë e mi i cili ka ekspozuar në këtë ekspozitë.
Më duhet të them se ka qenë një veprim i ambasadës, fare i thjeshtë pasi nuk kërkon ndonjë impenjim të madh që të ftohet një grup fotografësh të cilët janë thjesht pasionantë dhe askush prej nesh nuk është profesionistë dhe e bëjmë thjesht për passion këtë gjë.
Japim një kontribut modest por i cili ka një dukshmëri dhe ka një vlerë edhe Kombëtare nëse mund ta shikojmë në këtë prizëm.
Unë jam ekskluzivisht i përqëndruar vetëm në pasqyrimin e asaj që kemi brenda Shqipërisë.
Çdo foto e imja në një farë mënyre është e lidhur me Shqipërinë.

