Çfarë është dhe ç’mund të ishte 9 Maji?!

Çfarë është dhe ç’mund të ishte 9 Maji?!

Çfarë është 9 Maji më shumë se dita e kujtesës për të rënët gjatë mizorisë naziste dhe Dita e Evropës, apo e aleancave ekonomike ndërmjet fuqive potenciale ekonomike të kontinentit plak?

9 Maji, a është më shumë se dita e fitores mbi nazizmin, dita e këmbimit të diktaturës naziste me diktaturën komuniste, viktimat e së cilës për ironi të fatit barazvlerësohen?

9 Maji, a mund të jetë dita e ndërgjegjes, e pendesës dhe faljes, para se të jetë e butaforisë, përmjerrjes dhe pështirjes propogandistike, e fytyrave të lyrosura, kravatave të kopsitura dhe kapardisjes hijerëndë të zotërve të fateve të këqija.

Bijtë e atyre që dhanë ç’kishin më të shtrenjtë, për idealet e larta dhe sublime, meritojnë më shumë. Evropa, qytetërimi i vlerave dhe aspiratave të lirisë dhe demokracisë, vijon ta mbajë në fytyrë maskën e shtirjes dhe të promovojë, intrigën e vullnetit të mirë, që e shpërfaq si një flamur të grisur betejash të humbura mbi gërmadhat e shpresave që japin shpirt.

Çfarë është dhe ç’mund të ishte 9 Maji?!

9 Maji është dhe duhet të jetë “Dita e kujtesës dhe e nderit!”

rusia lufta albert vataj

EMISIONET