Ekspozita “Animacon” në Galerinë FAB, një udhëtim mes historisë dhe krijimtarisë

Ekspozita “Animacon” në Galerinë FAB, një

Në Galerinë FAB është çelur ekspozita “Animacion”, e cila vjen për publikun si një udhëtim mes historisë, transformimit dhe frymës krijuese të animacionit.

Atelier GRAFIKA solli në këtë ekspozitë vepra, procese dhe reflektime që e trajtojnë animacionin jo vetëm si imazh në lëvizje, por si gjuhë artistike, si kujtesë vizuale dhe si hapësirë eksperimentimi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë FAB deri më 26 qershor.

Me moton: “Animacioni nuk është arti i vizatimeve që lëvizin, por arti i lëvizjeve që vizatohen”, ekspozita synon të jetë më shumë sesa një prezantim veprash, por një hap drejt konsolidimit të animacionit si fushë akademike dhe profesionale brenda Universitetit të Arteve.

Universiteti i Arteve thotë se, krijimi i një programi universitar të dedikuar për animacionin bëhet i domosdoshëm në një kohë kur industritë kreative kërkojnë gjithnjë e më shumë profesionistë të animacionit, ilustrimit digjital, dizajnimit të personazheve, efekteve vizuale dhe narrativave interaktive.

Ekspozita organizohet në tre seksione, ku seksioni i parë titullohet “Histori në Transformim” dhe është një reflektim mbi rrënjët e animacionit dhe marrëdhënien ndërmjet vizatimit, narrativës dhe kohës, me kurator Harri Aleksi.

Seksioni 2: KAIO, është një projekt diplome studentore, që shfaq potencialin krijues të brezit të ri në përdorimin e animacionit si mjet artistik dhe narrativ. Ky seksion ka kuratorë Darla Mazreku e Kein Katroshi. Ndërsa Seksioni 3, “Laborator nga Skica tek Fryma”, është një hapësirë procesi, eksperimentimi dhe kërkimi, ku animacioni shihet si terren i hapur transformimi, me kurator Marsel Zara.

EMISIONET