Dhjetë çmime për fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës në konkursin prestigjioz në Portugali

Dhjetë çmime për fëmijët e Qendrës

Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (QKKF) kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të artit.

Në pjesëmarrjen e tyre në konkursin prestigjioz ndërkombëtar të pikturës “27th International Meeting of Juvenile Art – Évora 2026”, në Portugali, fëmijët shqiptarë arritën të vlerësoheshin me çmime, duke shënuar një rezultat të shkëlqyer për Shqipërinë.

Ky konkurs ndërkombëtar pikture është një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore të artit për fëmijë dhe të rinj.

Drejtoresha e QKKF-së, Melsi Qirici u shpreh se, ky sukses është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm të fëmijëve, e punës së palodhur të pedagoges së tyre dhe e misionit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë për të kultivuar dhe promovuar artistët e rinj shqiptarë.

Qirici uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit që ngritën lart flamurin e Shqipërisë, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Nga 21 punime artistike të paraqitura prej delegacionit të QKKF-së, 10 u vlerësuan me çmime:

Çmimi i Artë:

Alisa Bajrami – 13 vjeç

Amel Himaj – 11 vjeç

Rea Bejko – 14 vjeç

Çmimi i Argjendtë:

Amelia Plaku – 12 vjeç

Flavia Kokthi – 14 vjeç

Flavia Shuka – 11 vjeç

Ilir Hyka – 13 vjeç

Livia Kokthi – 14 vjeç

Çmim Nderi:

Ajlin Hoxha – 14 vjeç

Noah Dule – 14 vjeç

Dhjetë çmime për fëmijët e Qendrës

EMISIONET