“Blasfemi apo art" debati që ndezi videoklipi "Picasso" i Elgit Doda, Donald e Romeo

Lejimi i xhirimit të këtij videoklipi të këngëtarëve Elgit Doda dhe Romeo Veshaj në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar ka ngjallur reagime të forta nga përfaqësues të Kishës Ortodokse dhe qytetarët korçarë.

“Normalisht që të gjithë jeni koshient që kur shkojmë në një muze është e ndaluar që të fotografosh dhe jo më të bëhen ato lloj skenash ku dihet se çfarë lloj teknologjie përdoret për të realizuar filmimet e një klipi.”

Esmerald Xhafa me profesion avokat ka kallëzuar në prokurorinë e Korçës Ministrinë e Kulturës dhe drejtoritë e muzeve kombëtar të Artit Mesjetar dhe atij të Fotografisë “Gjon Mili” ku u realizua videoklipi i këngës.

Esmerald Xhafa, avokat: “ Nga ana  e prokurorisë të merren kamerat të cilat ndodhen në brendësi të muzeut për të parë të gjitha veprimet që janë kryer gjatë realizimit të këtyre klipeve si dhe të caktohen dhe ekspertët për të përcaktuar dëmet qe mund të jetë shkaktuar.

Ndërsa një pjesë flasin për skandal, drejtuesja e Muzeut Kombëtar të Artit mesjetar relativizon debatin.

Filmimet për videoklipin mes kryeveprave të artit mesjetar, thotë se janë kryer me leje dhe brenda kushteve të duhura!

“Ata nuk kanë përdorur as blic dhe asgjë që mund ti dëmtonte. kanë qenë gjithmonë nën vëzhgimin e punonjësve të artit mesjetar të muzeut dhe nuk kanë dëmtuar asnjë parametër. Këtu është një institucion shtetëror laik dhe nuk mban të njëjtat rregulla siç mbajnë një institucion fetar.”

Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit pranë Kryepiskopatës së Kishës Ortodokse Shqiptare, Miron Çako në një reagim e cilësoi të pamoralshme lejimin e videoklipit në Muzeun kombëtar të Artit Mesjetar.

“Blasfemi apo art" debati që ndezi videoklipi

“Blasfemi apo art" debati që ndezi videoklipi

“Blasfemi apo art" debati që ndezi videoklipi

“Blasfemi apo art" debati që ndezi videoklipi

“Blasfemi apo art" debati që ndezi videoklipi

“Blasfemi apo art" debati që ndezi videoklipi

EMISIONET