Anatoli Franc, njerëzorja e një shkrimtari të madh

Anatoli Franc, njerëzorja e një shkrimtari të madh

Sa më shumë plakej Anatoli Franc, aq më tepër i pëlqente shoqëria me njerëz të thjeshtë. Ditëve të diela, shtëpia e tij ishte e hapur për shumë vizitorë.

Të shumtë ishin ata që vinin, e madhe dhe e dlirë ishte dashuria që shkrimtari mëkonte mysafirëve që i mbushnin shtëpinë dhe shpirtin.

Një të dielë, kur Franci ishte me një mik, një familje e veshur si për ditë feste hyri në shtëpinë e tij.

Franci i shtrëngoi dorën me dashuri babait, i puthi dorën me respekt zonjës dhe përkëdheli fëmijën.

Kur u larguan ata, miku me të cilin shkrimtari ishte i shoqëruar e pyeti Francin se kush ishin.

- Ku ta dish?

- Unë nuk e di, - u përgjigj Franci.

- Fëmija ka dashur të vizitojë kopshtin zoologjik për të parë majmunët në kafaz, zonja ka dashur të shkojë në kinema dhe babai i ndodhur ngushtë, për t’i kënaqur të gjithë, me sa duket u ka thënë: “Do të shkojmë të takojmë Anatol Francin”.

Në këtë rast, unë përse duhej të mos u jepja atë kënaqësi për të cilën ata kishin ka shumë nevojë? - përfundoi shkrimtari i shquar.

Anatoli FRANC (16 Prill 1844 – 12 Tetor 1924) shkrimtar i shquar realist francez.

anatoli franc shkrimtar albert vataj

EMISIONET