Situata e raportuar deri ne oren 15:00, 14 gusht 2020 – Prej tre ditësh shqiptarët të cilët u duhet të kthehen në Greqi, ku dhe jetojnë po përjetojnë momente vërtet të vështira dhe tmerri.

Në mes të gushtit, kur temperaturat shkojnë deri në 40 gradë celcius, atyre u duhet të qëndrojnë me orë pa fund brenda në makinë ose në rrugë në pritje për të kaluar kufirin. Deri në mesditën e 14 gushtit, vargu i makinave, kaloi 20 km, shkon deri në Jorgucat, pikërisht aty ku eshte vija ndarese e Gjirokastrës me Sarandën.

Nuk kanë ushqim, dhe atë pak ujë që e kishin marrë për udhëtim tashmë u ka mbaruar.

“Kemi ardhur që në orën 05:00 të mëngjesit nga Tirana. Edhe atë pagurë me ujë që kishim mbaroi” thotë një grua.

Ka familje që kanë me vete të moshuar, persona me probleme shëndetësore apo fëmijë. Pritja për këta familje bëhet edhe më e tmerrshme.

Reth orës 15:00 u gazetarja informon se lëvizja e makinave kishte filluar të ishte e ngadaltë por të paktën kishte nisur lëvizja pasi prej orës 10: 00 të paradites së djeshme dogana greke nuk punote.

“Turp! Turp! Turp i botës si për qeverinë shqiptare dhe greke. Jemi në vitin 2020” shprehen të indinjuar qytetarët.

Ministria e Brendshme e quajti situatë të vështirë ndërsa ministrija e jashtme përmes një reagimi për shtyp të paradites së sotme deklaroi se po komunikon me autoritetet greke. Nga ana tjetër presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për zgjidhje urgjente të situatës. Edhe komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit bëri thirrje për zgjidhjen e situatës.
Veç problematikës vihet re edhe kaos. Ka dhe debate mes qytetarëve dhe efektiveve te policise.


15:30 Kakavijë: E ngadaltë, por nisi lëvizja e makinave në drejtim të shtetit grek

Ora 14:30 VIDEO/ Dhjetra orë pritje në Kakavijë, e moshuar e shtrirë në tokë nuk ngrihet dot

Ora 13:00 Reagon ministri Lleshaj: Situata ne Kakavije e vështirë

Ora 12: 27 Zgjohet MPJ: Pala greke ka premtuar marrjen e masave deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit


Ora 12:08 Ilir Meta thirrje urgjente qeverise: Gjeni zgjidhje të menjëhershme

Ora 11: 55 Raportimi i ores 11: 55
Pa ujë e pa bukë mijëra shqiptarë presin të kalojnë Kakavijën, shteti hesht

Ora 09: 30 “Komunistat farë e keqe!” Ofshama e shqiptarëve në Kakavijë, mbetën rrugëve