Kaosi në Kakavijë, Zgjohet MPJ: Pala greke ka premtuar marrjen e masave deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit

Kaosi në Kakavijë, Zgjohet MPJ: Pala greke ka premtuar marrjen e

Pas tre ditëve situatë kaosi në Kakavijë ku radha e makinave sot ka arritur 20 km, Ministria e Jashtme përmes një reagimi publik bën me dije se janë kontaktuar autoritetet greke dhe kjo e fundit ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

"Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit" thuhet ne njoftimin e ministrise.

MPJ risjell në vemendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet radhe ne kakavije

EMISIONET