Presidenti i Republikës reagon pas “Jo”-së që Holanda i dha Shqipërisë sa i përket çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në Facebook, rikthekson faktin se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një referendum ku shqiptarët do të vendosin nëse, do shkojnë drejt Europës apo do të mbesin në Vlorës.

Sipas Metës, zgjedhja është bërë që në kohën e Skënderbeut: Shqipëria në Europë.

Ilir Meta:” 25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë.

Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!

Qeveria e Holandës ka zyrtarizuar vendimin e saj kundër thirrjes së tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten për holandezet, kushte të paplotësuara nga Qeveria Shqiptare.

Në këtë situatë, Qeveria holandeze propozon që negociatat me Tiranën të zyrtarizohen në një moment tjetër.

/a.r, OraNews